Please enter at least 3 characters.

Komuna e Obiliqit nënshkruan protokollin për transferimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës

2024/10/462226927_986278690211243_6621184474257811062_n.jpg

Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, kanë nënshkruar protokollin për transferimin e materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës.

Nënkryetari Mjekiqi, në fjalën e tij, theksoi se Komuna e Obiliqit është e përkushtuar të mbështesë këtë proces, duke ndihmuar në ndriçimin e ngjarjeve të së kaluarës dhe në mbrojtjen e ruajtjen e këtyre materialeve.

"Në anën tjetër,  Hetemi falënderoi Komunën e Obiliqit për bashkëpunimin institucional dhe theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një arkive të pasur me të dhëna, që do të shërbejë në përpjekjet për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës", thuhet në njoftimin e bërë nga Komuna e Obiliqit./Telegrafi/