Please enter at least 3 characters.

Komuna e Mitrovicës nis aksion në Zhabar për lirimin e hapësirave publike

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit është duke zhvilluar aksion për lirimin e hapësirave publike në rrugën “Cen Stantergu” në Zhabar.

Sipas njoftimit të publikuar nga komuna, aksioni ka për qëllim krijimin e kushteve të përshtatshme për realizimin e aktiviteteve infrastrukturore dhe rikthimin e rendit dhe funksionalitetit në hapësirat publike.

“Ky aksion synon rikthimin e rendit dhe funksionalitetit në hapësirat publike, duke mundësuar zhvillimin normal të projekteve në interes të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Komuna ka bërë të ditur se Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë me aksione të ngjashme, deri në lirimin e plotë të hapësirave që, sipas saj, janë uzurpuar në mënyrë të paligjshme.

“Drejtoria e Inspekcionit do të vazhdojë me aksione të tilla deri në lirimin e plotë të çdo hapësire të uzurpuar në mënyrë të paligjshme”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/