Please enter at least 3 characters.

Kompany: Ekipet tjera vështirë të luftojnë me Liverpoolin dhe Cityn për titull

2019/09/Kompany-Man-City.jpg
324:"BRIGHTON, ENGLAND - MAY 12: Vincent Kompany of Manchester City lifts the Premier League Trophy after winning the title during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Manchester City at American Express Community Stadium on May 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Vincente Kompany ka dhënë së fundmi mendimin e tij sa i përket garës për titullin e sivjetmë në Ligën Premier.

Liga Premier ka nisur furishëm edhe këtë sezon, me klubet e mëdha që tashmë kanë tubuar pikët në katër ndeshjet e para.

Reds prijnë në tabelë me pikë të plota, 12, ndërsa pas tyre vjen City me dhjetë pikë e pas tyre edhe Arsenali me shtatë.

Gara për titullin kampion pritet të jetë e nxehtë edhe këtë sezon, por jo edhe për ish-kapitenin e Cityt, belgun Kompany.

Sipas mbrojtësit belg, Liverpooli dhe City kanë diçka më shumë dhe se ekipet tjera do ta ketë të vështirë të garojnë me to.

"Mendimi im është se, për momentin, është shumë e vështirë për klubet e tjera të garojnë sepse Liverpooli dhe City janë makina të përsosura mirë", ka thënë Kompany.

Në anën tjetër, ish-kapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher ka deklarua se klubi nga Etihad është favorit për të fituar trofeun këtë sezon. /Telegrafi/