Please enter at least 3 characters.

Kompanitë në SHBA gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare

2019/03/trump_cook_nadella_bezos.jpg
455:"WASHINGTON, DC - JUNE 19: U.S. President Donald Trump (2nd L) welcomes members of his American Technology Council, including (L-R) Apple CEO Tim Cook, Microsoft CEO Satya Nadella and Amazon CEO Jeff Bezos in the State Dining Room of the White House June 19, 2017 in Washington, DC. According to the White House, the council's goal is "to explore how to transform and modernize government information technology." (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)
12:"Getty Images

Shefat ekzekutiv të disa kompanive të mëdha gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, thanë se ata gjithnjë e më shumë po punësojnë amerikanë pa diploma universitare.

Shtëpia e Bardhë i priti shefat e Apple, IBM, Lockheed Martin, Siemens USA dhe Home Depot për të diskutuar lidhur me çështjet e fuqisë punëtore.

"Ne kemi mundësi që të punësojmë gjithnjë e më shumë dhe jo gjithmonë një diplomë kolegji, apo një diplomë katër vjeçare ua jep mundësinë që të paguheni në këtë ekonomi të re”, tha shefi ekzekutiv i IBM, Ginni Rometty, përcjell Telegrafi.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, tha se gati 50 për qind e njerëzve që punojnë në këtë kompani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë diplomë universitare.

"Ne nuk mendojnë se kolegji është gjëja më e mirë që duhet bërë", tha Cook, duke shtuar se "themeluesi ynë [Steve Jobs] ishte ai që braktisi kolegjin", përcjell Telegrafi.

Ai tha programimi duhet të jetë një kërkesë para se studentët amerikanë të kualifikohen në shkollë të mesme.

Shefja e Lockheed Martin, Marillyn Hewson, tha se nga 14 mijë të punësuar që ishin vitin e kaluar nga kjo kompani, gjysma nuk kishte një diplomë katërvjeçare dhe 6,500 prej tyre ishin në prodhim.

Ndërsa, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, tha se dëshiron t’i ndihmojë kompanitë të gjejnë punëtorë.

“Në një mënyrë këtë e dua, por në një mënyrë tjetër nuk dua t’ua bëj të vështirë këtë për juve", tha Trump lidhur nivelin e ulët të papunësisë.

Në takim të pranishmit thanë se do të punojnë për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji për të përmbushur më mirë sfidat e shekullit XXI. /Telegrafi/