Please enter at least 3 characters.

Kompania ajrore japoneze po ndryshon logon sepse pasagjerët e lidhin atë me simbolin e pushtimit rus në Ukrainë

2022/06/np_file_44672-1.jpeg
133:"@¬“c‹ó`‚ðo”­‚·‚éŠiˆÀq‹ó‰ïŽÐuƒWƒbƒvƒGƒA@ƒg[ƒLƒ‡[v‚Ì—·‹q‹@‚P‚U“úŒß‘O
15:"“¹‰ºŒ’O

Ndërsa pushtimi rus i Ukrainës po i afrohet katër muajve, një linjë ajrore japoneze ka njoftuar se do të ndryshon modelin e logos për shkak të shqetësimeve të pasagjerëve që pamja e saj aktuale mund të sugjerojë se mbështet pushtimin.

Zipair me bazë në Tokio - një degë me buxhet të ulët të JAL, Japan Airlines - ka njoftuar se do të heqë "Z" nga aeroplanët e saj nga 18 qershori, duke i zëvendësuar ato me një model shiriti gjeometrik.

Ridizajnimi fillimisht ishte planifikuar si një rindërtim para pushtimit për të shënuar lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit nga ana e Japonisë për shkak të pandemisë, dhe u zbulua në një konferencë shtypi që njoftoi rrugën e re të linjës ajrore nga Tokio në San Jose, Kaliforni.

Megjithatë, Shingo Nishida, presidenti i Zipair, zbuloi në konferencën për shtyp se klientët kanë kontaktuar disa herë zyrtarët e kompanisë ajrore, duke shprehur shqetësimin e tyre për logon ekzistuese të linjës ajrore, e cila është në përdorim që nga viti 2018.

Theksojmë se rusia po e përdor "Z" si një tipar në pushtimin e saj të Ukrainës, raporton cnn.

Shkronja "Z" është e shkruar në tanket dhe uniformat ruse, dhe ata që mbështesin Kremlinin e përdorën atë për të shpallur publikisht mbështetjen e tyre. /Telegrafi/