Please enter at least 3 characters.

Komiteti Olimpik i Maqedonisë siguron 30 mijë dollarë për rajonet e përmbytura në Shkup

2016/08/Vërshimet-5-5.jpg

Kryetari i Komitetit Olimpik në Maqedoni, Vasil Tupurkovski, në bisedime direkte me kryetarin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Tomas Bah, ka siguruar 30 mijë dollarë për renovimin e objekteve sportive të përmbytura gjatë vërshimeve në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto burime financiare janë të parapara për sanimin e dëmeve dhe renovimin e objekteve sportive në rajonin e Shkupit, gjegjësisht në Komunën e Gazi Babës.

Nga Komiteti Olimpik njoftuan se në koordinim me kryetarin e Komunës Gazi Baba, pritet që ndërtimet të fillojnë dhe të realizohen sa më shpejtë./Telegrafi/