Please enter at least 3 characters.

Komisioni për Antikorrupsion do të hetojë shpenzimet nga buxheti në institucionet shtetërore

2019/05/Komisioni-për-Antikorrupsion-1.jpg

Komisioni për Antikorrupsion do të hetojë se si shpenzohen parat nga buxheti në institucionet dhe shoqëritë shtetërore dhe publike.

Në fokus do të jenë Kuvendi, shfrytëzimi i shpenzimeve rrugore, do të hetohen vendimet për shfrytëzimin e veturave zyrtare, për përfaqësi, kompensime për transport, për banesë.

Pas disa raportimeve në media janë hapur hetime edhe për të punësuarit e afërm në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale dhe për shfrytëzimin e veturave zyrtare për qëllime personale.

Komisioni për Antikorrupsion do të hetojë edhe mënyrën e përzgjedhjes së hapësirave të zyrave të ish-presidentëve të Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/