Please enter at least 3 characters.

Komentatori ngatërroi Pharrell Williams me ASAP Rocky në finalen e Kupës së Botës, momenti bëhet viral

Një gabim i komentatorit gjatë finales së Kupës së Botës ka shkaktuar të qeshura te shikuesit, pasi ai ngatërroi këngëtarin e njohur Pharrell Williams me reperin ASAP Rocky.

Në momentin kur kamerat televizive u fokusuan te Pharrell në tribunë, komentatori anglez tha se ishte ASAP Rocky.

Megjithatë, ai e kuptoi menjëherë gabimin dhe u korrigjua duke kërkuar falje për ngatërresën.

Pharrell Williams

“Besoj se ky është ASAP Rocky në publik, ose AKA Rocky, më falni”, u shpreh komentatori gjatë transmetimit.

Finalja e Kupës së Botës në stadiumin MetLife u ndoq nga shumë figura të njohura të artit, sportit dhe politikës.

Në mesin e të pranishmëve ishin aktorët Matt Damon, Jon Hamm, Richard Gere, Javier Bardem, këngëtarja Christina Aguilera dhe legjenda e muzikës Mick Jagger.

Përveç yjeve të Hollivudit dhe muzikës, në tribunat VIP ishin edhe presidenti i ShBA-së Donald Trump së bashku me bashkëshorten Melania Trump si dhe mbretëresha spanjolle Letizia.

Finalja jo vetëm që solli emocione në fushë, por edhe momente të shumta jashtë saj, që u bënë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale. /Telegrafi/