Koeman, Unitedit: Mane nuk është në shitje
21/08/2015
Trajneri holandez i ka mbyllur dyert me këtë rast Manchester Unitedit, e cila ishte e interesuar për shërbimet e këmbëshpejtit, Sadio Mane.
''Askush nuk është në shitje, ne do bëjmë gjithçka që t'i mbajmë lojtarët më të mirë këtu. Dëshirojmë të vazhdojmë me këta lojtarë dhe kjo është më e rëndësishmja. Kjo është situata më e keqe për klubet e vogla. Ne duhet të merremi me spekulimet nga mediat dhe ndoshta të (rrjedhura) nga Manchester United'', deklaroi Koeman.
Për shërbime e sulmuesit të krahut kanë shprehur interesim edhe shumë klube të tjera të Premier Ligës, të tilla si Tottenham Hotspurs, Everton dhe Sunderland. /Telegrafi/


