Koeman: Shkuarja te Barcelona është një mundësi
295:"GUIMARAES, PORTUGAL - JUNE 06: Ronald Koeman head coach of the Netherlands and staff look on prior to the UEFA Nations League Semi-Final match between the Netherlands and England at Estadio D. Afonso Henriques on June 06, 2019 in Guimaraes, Portugal. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Ronald Koeman . (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Ronald Koeman. (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
12:"Getty Images
13/11/2019
Ronald Koeman e ka pranuar se ekziston mundësia që ai të marrë drejtimin e Barcelonës pas Euro 2020.
Ish-mbrojtësi i Blaugranave aktualisht është në krye të Holandës ku po shpreson të vulosë kualifikimin për në finalet e verës të vitit të ardhshëm.
Koeman ka një klauzolë në kontratën e tij me Holandën që i lejon atij të bashkohet me Barcelona pas turneut.
"[Bashkimi me Barcelona] është një mundësi, por vetëm pas Euro 2020".
"Nuk e di nëse do të vazhdoj [të flas për punën e Barcelonës ] në të ardhmen sepse është pak e çuditshme të flasësh për mundësinë e shkuarjes në klub ndërsa je trajneri i Holandës”, ka thënë Koeman.
Koeman është një nga të preferuarat për të vendin e Ernesto Valverdes në Camp Nou. /Telegrafi/


