Please enter at least 3 characters.

Koce Trajanovski shtron darkë për ekipin turk që ndihmoi në Shkup

2016/08/Ndihmesit-turq-ne-Shkup.jpg

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski ka shtruar darkë për ekipin shpëtues të Bashkisë së Stambollit, të cilët ndihmuan në rajonet e përmbytura të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Trajanovski ka falenderuar ekipin turk për ndihmën e dhënë, duke treguar humanizëm, guxim dhe soliradiret. Falenderime i janë dërguar edhe kryetarit të Stambollit, Kadir Topbaş, për mbështetjen e tij dërguar Shkupit.

Ndryshe, ekipi turk ishte i përbërë nga 32 persona me 11 automjete dhe mekanizma./Telegrafi/