Klubi nga Liga Premier e do Celinën, Swansea ia vendos çmimin
20/01/2020
Bersant Celina po zhvillon një sezon të mirë me fanellën e Swansea Cityt dhe këtë e konfirmoi edhe ndaj Wigan, ku asistoi në fitoren 2-1.Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sy të shumë klubeve dhe në këtë afat nuk mungojnë ofertat. Mediat nga Uellsi nga vjen edhe klubi i Swanseas shkruajnë se Brighton është i interesuar për lojtarin.


