Klubi i ri 'Rigoro' mbledh kampionët e Kick-boxit në Prishtinë
Trajner dhe themelues i këtij klubi është Ridvan Vllasaliu, i cili është kampion i shumëfishtë i Kosovës në Kick-box, kampion botëror në amaterizëm WKU dhe kampion evropian në profesionalizëm në WKU.
Klubi ofron ushtrime për të rritur dhe fëmijë, teksa ofron ushtrime edhe për grupe të vajzave që janë të interesuara, si dhe për personat që dëshirojnë të humbin peshë.
Këtij klubi tashmë ju kanë bashkangjitur kampionë të Kosovës në Kick-box, njëri prej tyre është Gramoz Cërnaveri. "Qëllimi kryesor i këtij klubi është që të nxjerrë shumë kampionë të ardhshëm botëror dhe evropian", ka deklaruar trajneri Ridvan Vllasaliu për Telegrafin.
Salla e klubit gjindet në rrugën Nazim Gafurri Nr.98, (Rrugës kryesore për Gërmi), ndërsa numri kontaktues për regjistrime është: 044 840-350. Për më shumë informata mund t'i gjeni edhe në faqen zyrtare të klubit duke klikuarkëtu. /Telegrafi/


