Klubi gjerman e zyrtarizon transferimin e Real Madridit
12/06/2017
Borja Mayoral është rikthyer edhe zyrtarisht te Real Madridi.
Lajmi është konfirmuar nga klubi i Bundesligës, Wolfsburg.
Gjermanët kanë konfirmuar që Reali ka rikthyer nga huazimi futbollistin, i cili bëri paraqitje pozitive në Bundesligë.
Sulmuesi spanjoll pritet të qëndrojë te Reali gjatë sezonit, ku Zinedine Zidane dëshiron t’i japë mundësi për të fituar minutazhë më të madhe.
Ai i zhvilloi 15 ndeshje dhe shënoi dy herë për klubin gjerman.


