Please enter at least 3 characters.

Klopp për fitoren ndaj Chelseat: Lojtarët e mi ishin fantastikë

2019/09/klopp-1.jpg
247:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 22: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool reacts during the Premier League match between Chelsea FC and Liverpool FC at Stamford Bridge on September 22, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Dan Istitene/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp është deklaruar pas fitores së Liverpoolit ndaj Chelseat në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier me rezultat 1-2 në Stamford Bridge.

Trajneri gjerman ka thënë se është shumë i lumtur që lojtarët e tij po e implementojnë strategjinë që po e zhvillojnë në stërvitje.

“Ne punojmë shumë në gjëra kryere të ndeshje. Të gjitha gjërat që i bëjmë në stërvitje e adhuroj t’i shoh në fushë, Një luftë e madhe nga të gjithë lojtarë e mi”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

Roberto Firmino -N'Golo Kante (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

“Ju asnjëherë nuk mund të fitoni ndaj Chelseat nëse nuk bëni ndonjë strategji të veçantë. Ata kanë një skuadër të mirë dhe është çdo herë e vështirë t’i mposhtësh”.

“VAR? Pozita jashtë loje është pozitë jashtë loje. Kemi pasur shumë momente të dyshimta në futboll, por tani me VAR gjërat janë më të thjeshta”, ka thënë gjermani më tej.

Liverpooli nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani në sezonin e ri të ligës angleze, e që është lider me 18 pikë, ndërsa në javën e shtatë do të ketë punë me Sheffield United. /Telegrafi/