Klopp: Nuk më intereson hakmarrja
Bayerni u mposht me rezultat 2-1 nga Bayerni në finalen e Ligës së Kampionëve falë një goli në minutën e fundit të takimit dhe është Klopp ai që ka hedhur poshtë mendimin për hakmarrjen në ndeshjen që zhvillohet të shtunën në Signal Iduna Park.
“Ne jemi ende larg hakmarrjeve. Ne nuk kemi qenë në gjendje që të vendosim një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të madh në Wembley, por kjo ndeshje është po ashtu e madhe”.
“Askush nuk u largua nga fusha duke thënë: ‘herën tjetër ne do t’iu tregojmë ush jemi’. Gjithë ajo që duam të bëjmë të shtunën është të luajmë futboll të mirë dhe nëse është e mundur ta mbajmë kupën në Dortmund”.
“Bayerni ka treguar tashmë sa është i fortë në Telekom Cup. Të jem i sinqertë, ne as që na ka interesuara jo kupë, ne e dimë se ata dinë të luajnë futboll të mirë dhe në një finale me një ndeshje që zhvillohet në stadiumin tonë mund të ndodhë gjithçka”, është shprehur Klopp. /Telegrafi/


