Please enter at least 3 characters.

Klopp mendon për përforcime të reja në janar

2019/12/JurgenKlopplivetrajner-2.jpg
249:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 30: Jurgen Klopp manager of Liverpool during the Premier League match between Liverpool FC and Brighton & Hove Albion at Anfield on November 30, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Marc Atkins/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp është i gatshëm të përfshihet në tregun e transferimeve në afatin e janarit, nëse ndonjë lojtar bëhet i disponueshëm e që do ta ngrite akoma më lartë nivelin e Liverpoolit.

Redsat po kalojnë një formë të jashtëzakonshme, duke qenë se pasi e fituan Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar, këtë sezon janë lider të pakontestueshëm në Ligën Premier, me tetë pikë më shumë se Leicester City që mban vendin e dytë dhe 11 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City.

Ndërsa strategu gjerman është duke menduar që ta përforcojë akoma më shumë skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror.

Jurgen Klopp (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

"Për ne është thuajse gjithmonë njësoj. Nuk flasim shumë për atë temë (transferimet), por jemi gjithmonë të gatshëm që të bëjmë diçka nëse do të na ndihmonte".

"Nëse nuk na ndihmon, atëherë jo. Do të shohim", ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para derbit ndaj Evertonit.

Anglezi 19-vjeçar i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, është një nga emrat për të cilët është i interesuar Liverpooli, ndërsa çmimi i tij është rreth 100 milionë funte (117 milionë euro). /Telegrafi/