Please enter at least 3 characters.

Klopp: Luajtëm shumë mirë, nuk mund të luajmë më mirë se kaq

2019/05/GettyImages-1146309595.jpg
255:"BARCELONA, SPAIN - MAY 01: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool reacts during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Barcelona and Liverpool at the Nou Camp on May 01, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka nënvizuar disa herë që skuadra e tij ka bërë një paraqitje shumë të mirë.    

Ai nënvizoi se nuk është i kënaqur me rezultatin, por realisht sipas tij nuk mund të bëjnë më shumë.

“Futbolli është kështu. Nuk merrni grada, vetëm rezultate të vështira. Gjithçka ka të bëjë në shënimin e golave. Paraqitja ishte shumë e mirë, djemtë luajtën një super ndeshje”.

Jurgen Klopp duke e shikuar ndeshjen . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Kundër një ekipi si Barcelona disa momente janë të mjaftueshme për t’i dhënë mundësi të mira. Jam shumë i lumtur me paraqitjen, por jo shumë i lumtur me rezultatin, por duhet ta pranojmë këtë”.

“Nuk e di nëse mund të luajmë më mirë se aq, të jem i sinqertë. Por, ne do të luajmë sërish”.

Klopp duke i uruar lojtarët e Barcelonës . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

“Nuk ka festë në zhveshtore, kjo është e sigurt. Nuk ia kemi lehtësuar jetën vetes me rezultatin, por luajmë pas tre ditësh me Neëcastle dhe ajo ka më shumë rëndësi”, ka thënë Klopp.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në ‘Anfield Road’./Telegrafi/