Please enter at least 3 characters.

Klopp: Jemi të lumtur me fitoren, por ende nuk është mbyllur

2019/04/GettyImages-1141522819.jpg
255:"LIVERPOOL, ENGLAND - APRIL 09: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Liverpool and Porto at Anfield on April 09, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur pas ndeshjes ku skuadra e tij fitoi 2-0.

Ai u nda i kënaqur me skuadrën e tij, duke thënë se e ka kontrolluar ndeshjen.

"Jemi shumë të lumtur, është ndeshja e parë, do ta kemi një ndeshje të dytë intensive. Shënuam dy gola dhe e kontrolluam lojën në të shumtën e kohës”.

Jurgen Klopp. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

"Ua dhamë disa momente atyre. Janë momentet që Porto di të shënojë nga to. I kemi parë edhe një apo dy kundërsulme, por mendoj që luajtëm mirë”.

"E humbëm pak drejtimin në pjesën e dytë, por nuk ka vend për kritika, 2-0 është një rezultat shumë, shumë i mirë”.

Klopp. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

"E dimë që duhet ta luajmë edhe ndeshjen e dytë pasi nuk e mbyllëm sonte, pra duhet të shkojmë atje dhe të luftojmë”, ka thënë Klopp. /Telegrafi/