Please enter at least 3 characters.

Klopp cakton datën e largimit nga Liverpooli

2020/07/JurgenKLlopp1-e1594706755650.jpg
436:"LIVERPOOL, ENGLAND - JULY 11: Jurgen Klopp, Manager of Liverpool looks on prior to the Premier League match between Liverpool FC and Burnley FC at Anfield on July 11, 2020 in Liverpool, England. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in all fixtures being played behind closed doors. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Jurgen Klopp ka caktuar datën e largimit nga Liverpooli. Trajneri gjerman planifikon të largohet nga Anfield kur t’i skadojë kontrata në vitin 2024.

Në dhjetor të vitit 2019, 53-vjeçari kishte arritur marrëveshje të re me klubin, të cilit këtë sezon ia siguroi titullin e parë të Ligës Premier pas tri dekadash.

Ndërkaq, paraprakisht, i kishte udhëhequr Redsat drejt triumfeve në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

(Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)

Sfidat e radhës të trajnerit janë që të mbështetet në suksesin e arritur dhe të vendosë një dinasti të re me klubin, gjë të cilën planifikon ta bëjë në katër vitet e ardhshme.

“Katër vite te Liverpooli”, është përgjigjur Klopp për SWR Sport, kur është pyetur se sa planifikon të qëndrojë në Anfield.

Më tej, ai ka theksuar se do të kthehet në Gjermani dhe ndoshta do të bëjë një pushim njëvjeçar para se të marrë drejtimin e një klubi tjetër, apo ndoshta ndonjë ekipi kombëtar. /Telegrafi/