Please enter at least 3 characters.

Kjo ishte deklarata e ministres Kançeska-Mileska pas daljes nga Prokuroria Speciale Publike

2016/08/Elizabeta-Kançeska-Milevska.jpg

Ministrja e Kulturës në Republikën e Maqedonisë Elizabeta Kançeska - Milevska sot ka qenë në Prokurorinë Speciale Publike për të dëshmuar në tema që nga PSP nuk i bëjnë publike, transmeton Telegrafi Maqedoni.

''Kam qenë në PSP si dëshmitare dhe kam dëshmuar se ministria që unë drejtoj ka punuar në mënyrë ligjore'' ka thënë shkurt ministresha e Kulturës së Maqedonisë.

Kançeska-Mileska nuk ka dashur të jap më shumë detaje rreth prezencës në PSP pasi hetimet që i ka hapur PSP janë të natyrës së fshehtë dhe nuk duhet të jepen më shumë detaje.

Përndryshe, sot përvec Kançeska-Mileska në PSP ka qenë edhe biznesmeni i afërt me pushtetin, Orce Kamçev./Telegrafi/