Please enter at least 3 characters.

Kjo është pasuria e mbretëreshës britanike Elizabeth II

2016/04/Elisabeth-II.jpg
607:"Britain's Queen Elizabeth II reacts as she tours the Royal Mail Windsor postal delivery office in Windsor, west of London, on April 20, 2016, to mark the 500th anniversary of the Postal Service. Queen Elizabeth II is set to celebrate her 90th birthday on April 21, with a family gathering and a cake baked by a reality television star, as a new poll finds Britain's longest serving monarch is as popular as ever. The queen has reigned for more than 63 years and shows no sign of retiring, even if she has in recent years passed on some of her duties to the younger royals. / AFP PHOTO / POOL / Chris Jackson
3:"AFP

Mbretëresha Elizabeth II mbushi 90 vjeç dhe ditëlindjen po e kalon në kështjellën e Uindsorit, një nga më të vjetrat në botë.

Uindsori është vetëm njëra prej 9 rezidencave në dispozicionin e monarkes, që janë mes të tjerash dhe strehë e një koleksioni te paçmuar arti e disa prej xhevahirëve më të rrallë të globit.

Por mbretëresha vetë, shkruan CNN, nuk është aq e pasur sa mund të mendojnë të gjithë. Shumica e thesareve mbretërore nuk janë të sajat.

Pasuria personale e Elisabeth, e llogaritur nga “Sunday Times” në 340 milionë funte, është vetëm një fraksion i vogël i asaj që zotërojnë më të kamurit e planetit.

Liliane Bettencourt, pronare e 33% të aksioneve të “L’Oreal” është gruaja më e pasur me 40 miliardë dollarë në llogarinë e saj.

Gerald Grosvenor, duka i Uestminsterit e njëkohësisht njeriu më i pasur i Britanisë, sipas “Forbes”, vlen 12.9 miliardë dollarë, transmeton TCh. Mbretëreshën vitin e kaluar e hoqën fare nga lista e 300 britanikëve më të pasur.

Deri në 1992-shin, monarkja nuk paguante taksa, por që prej vitit 1993, të ardhurat e saj dhe fitimet nga pasuria vetjake dhe kapitali janë të tatueshme në të njëjtin nivel me atë të taksapaguesve të tjerë.