Kim Kardashian shkëlqen në Venecia me fustan lëkure, duket elegante dhe joshëse
Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Venecia teksa ndau fotografi nga përgatitjet për darkën para dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez.
E veshur me një fustan të gjatë Versace prej lëkure gjarpri, që theksonte belin dhe dekoltenë, Kim u shfaq glamuroze dhe e sigurt përkrah motrës Khloe dhe nënës së saj Kris Jenner.
Khloe zgjodhi një fustan me prerje të theksuara dhe pamje elegante, ndërsa Kris dukej klasike me një fustan të zi me mëngë prej tyl, shkruan DailyMail.
Të tria pozonin në dhomën e hotelit përpara se të niseshin për darkën luksoze që hapte festimet treditore të çiftit miliarder.
Kim ndau momentet në Instagram, ku nuk mungoi as humori: në një video, ajo zbuloi se Khloe kishte bërë selfie të vetes në vend që ta fotografonte atë, duke shkruar me shaka: “Kur gjithmonë mendon se ka të bëjë me ty @khloekardashian”.
Ndërkohë, motrat Jenner – Kendall dhe Kylie – u panë gjithashtu në qytet, duke kompletuar praninë e familjes Kardashian në këtë ngjarje madhështore.
Megjithatë, festa e mbrëmjes u ndërpre papritur nga një stuhi e fortë. Të ftuarit VIP u detyruan të kërkonin strehim ndërsa shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e fuqishme përfshinë zonën. Pavarësisht motit, nata ishte një spektakël yjesh dhe stili. /Telegrafi/


