Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian shkëlqen me korsetin prej ari

2021/01/38342284-9175355-Valentine_s_treat_The_love_heart_motif_featured_in_the_new_set_i-a-10_1611372054506-e1611527817110.jpg

Ani pse në rrjet po qarkullojnë lajmet për ndarjen e saj nga Kanye West, Kim po e mban veten të zënë me biznesin e saj.

Bukuroshja brune së fundmi është parë me rrobat nga linja e KKW, me të cilat ka marrë vëmendje të madhe, shkruan Daily Mail.

Të tilla ajo i ka publikuar në rrjetin social Instagram, duke bërë që fansat e saj ta komplimentojnë.

Kim zgjodhi që të theksojë tiparet bujshme trupore, përmes një veshje të ngushtë, derisa në pjesën e sipërme mbante të veshur një korset prej ari.

Në setin tjetër fotografik, ajo u pa me të njëjtën veshje, por që ngjyra ishte e argjendit.

Kohën e lirë ajo po e kalon edhe duke u stërvitur në palestër, duke bërë që fiziku i saj të jetë më i formësuar.

Sidoqoftë kësaj, martesa e Kim me Kanye po shkon drejt fundit, pasi raportohet se që të dy kanë angazhuar avokatët përkatës. /Telegrafi/