Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian shfaq linjat trupore e veshur me të brendshme

2020/04/GettyImages-1200405551.jpg
256:"PASADENA, CALIFORNIA - JANUARY 18: Kim Kardashian West of 'The Justice Project' speaks onstage during the 2020 Winter TCA Tour Day 12 at The Langham Huntington, Pasadena on January 18, 2020 in Pasadena, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Kim Kardashian së fundmi ka sjellë për të gjithë ndjekësit e saj trendin më të ri të brendshmeve. 39-vjeçarja ka sjellë një dizajn për koleksionin e saj që e bën trupin të duket më i sheshtë, shkruan The Sun.

Nëna e katër fëmijëve ka ndarë disa fotografi të mahnitshme në rrjetin e saj social Instagram, të cilat janë bërë në një plazh.

Në njërën fotografi, Kim ka veshur të brendshme të llojit të njëjtë, por me ngjyra të ndryshme të cilat janë më funde me bel të lartë. Ndërsa, postimi i fundit shfaq bukuroshen duke rregulluar flokët në veshjen me ngjyrë krem të lehtë.

Në disa fotografi, Kardashian i ka flokët të lidhur në një bishtalec të gjatë, të ngushtë dhe të tjerët i ka stiluar të shkurtra dhe të lëmuara, me makijazh të errët të syve.

Ndryshe, përmes brendit të të brendshmeve “Skims”, ajo ka ndarë një shumë të konsiderueshme të përfitimeve për të ndihmuar kundër përhapjes së pandemisë coronavirus./Telegrafi/