Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian mezi njihet në imazhet që publikoi para se të ishte e famshme

2020/07/GettyImages-1200405551.jpg
256:"PASADENA, CALIFORNIA - JANUARY 18: Kim Kardashian West of 'The Justice Project' speaks onstage during the 2020 Winter TCA Tour Day 12 at The Langham Huntington, Pasadena on January 18, 2020 in Pasadena, California. (Photo by David Livingston/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjatë viteve të fundit, Kim Karashian është shndërruar në njërën prej figurave më me stil.

Por, ylli i Keeping Up With The Kardashians, para kohës të të qenurit e famshme, ka publikuar disa imazhe se si është dukur para famës, shkruan Daily Mail.

39-vjeçarja mezi është dalluar se është ajo, në disa prej veshjeve dhe dukjeve të cilat ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj.

Fotografitë e publikuara janë realizuar në një shtëpi modeste, ndërsa është shfaqur me paraqitje nga më të ndryshmet.

Ajo ka vendosur që të shfaqet pa makijazh, ndërsa flokët e saj ishin mëse të shpërqendruara, e në disa prej tyre ajo edhe i kishte bërë gërsheta.

Veshjet e ndryshme të saj dukeshin të stilit 2000 deri 2010, shumë larg prej atyre të cilat i përdor në ditët e sotme.

“Kështu, unë i organizova të gjitha këto fotografi gjatë izolimit, ndërsa gjeta disa fotografi të vjetra. Shumë shkëlqime në to. A i kujtoni ju të gjitha këto dukje të mia?”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndonëse ka ndryshuar ndër vite, por Kim Kardashian në kohët e sotme është bërë si inspirim për shumicën e të famshmëve në Hollywood dhe më tej. /Telegrafi/