Please enter at least 3 characters.

Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të katërt, nga një nënë surrogate

2019/01/GettyImages-1076421784.jpg
248:"NEW YORK, NEW YORK - DECEMBER 02: Kanye West and Kim Kardashian West attend the the Versace fall 2019 fashion show at the American Stock Exchange Building in lower Manhattan on December 02, 2018 in New York City. (Photo by Roy Rochlin/Getty Images)
12:"Getty Images

Një tjetër fëmijë në familjen e Kim Kardashian dhe Kanye West!

Çifti shumë i përfolur po presin fëmijën e tyre të katërt nga një nënë zëvendësuese, dhe këtë e kanë konfirmuar burimet e revistës People.

Fëmija do t'i bashkohet vëllait, Saint tre vjeçar, dhe motrave: North pesë vjeçe dhe Chikago, një vjeçe.

Megjithëse Kim kishte thënë gjatë muajit gusht se ajo dhe Kanye nuk nxitojnë për një tjetër fëmijë, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi fëmija i katërt është tashmë në pritje.

Një tjetër burim i brendshëm i revistës People, ka thënë se ky fëmijë ishte planifikuar menjëherë pas ardhjes në jetë të fëmijës së tretë, vajzës Chikago.

"Kim dhe Kanye po flisnin për fëmijën e tyre të katërt që kur Chikago ishte vetëm dy ditëshe. Dhe ata absolutisht do të përdornin një nënë surrogate përsëri. Ata e duan atë".

Lajmi është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, gjersa nuk ka pasur ende ndonjë reagim nga vet Kim apo Kanye West.

Vet 38-vjeçarja kishte folur në një intervistë gjatë vitit 2018, ku kishte treguar se sa e vështirë është për të krijimi i familjes.

“Kushdo që thotë ose mendon se është e thjeshtë, e ka shumë gabim. Mendoj se është shumë më e vështirë, sepse jo gjithçka e ke nën kontroll”, kishte thënë Kim për “Tonight”. /Telegrafi/