Please enter at least 3 characters.

Kili në finale, kirurgët festojnë në sallën e operacionit (Video)

2017/06/vidal.jpg

Kur luan kombëtarja gjithçka ndalet, pasi dashuria për fanellën është e madhe.Madje në Kili kirurgët ndërpresin edhe operacionin për të ndjekur momentin vendimtar për kombëtaren e tyre.

Një video me të vërtetë e veçantë është shpërndarë në rrjetet sociale.

Kombëtarja e Kilit mposhti me penallti Portugalinë një natë më parë duke siguruar finalen e Kupës së Konfederatave dhe ky moment historik i kombëtares nga Amerika Latine nuk mund të humbej as nga kirurgët që ishin në operacion, shkruan topchannel.

Ishte momenti vendimtar i 11-metarshave dhe kirurgu nis festën me bisturi në dorë pasi Moutinho humbet edhe penalltinë e dytë për Portugalinë.

Urojmë që të ketë shkuar mirë edhe ndërhyrja kirurgjikale!