Please enter at least 3 characters.

Khedira: Nuk shoh arsye pse të largohem nga Juve

2020/05/SamiKhedira-2.jpg
259:"LECCE, ITALY - OCTOBER 26: Khouma Babacar of Lecce competes for the ball with Sami Khedira of Juventus during the Serie A match between US Lecce and Juventus at Stadio Via del Mare on October 27, 2019 in Lecce, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, nuk dëshiron të largohet dhe është i uritur që t’i ndihmojë Zonjës së Vjetër që të fitojë trofe.

Veterani gjerman është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Allianz Stadium, ndërsa mediat italiane janë duke raportuar se ai mund të largohet.

33-vjeçari, i cili i ka kaluar pesë vite te Juve, ka bërë të ditur se planifikon të vazhdojë të luajë në Torino dhe se ndihet mirë para rifillimit të sezonit.

“Kam kontratë deri në vitin 2021, ndihem mirë në Itali dhe te Juventusi. Luaj për një ekip shumë të fortë dhe jam i uritur për fitore”.

“Tash jam mirë fizikisht dhe dua të fitoj shumë trofe këtu. Nuk shoh arsye pse duhet ta ndërroj skuadrën ose të kërkoj një sfidë të re”, ka deklaruar ish-mesfushori i Real Madridit.

Gjatë qëndrimit te Juventusi, Khedira i ka fituar katër Scudetto dhe tri Kupa të Italisë. /Telegrafi/

(Foto: Maurizio Lagana/Getty Images/Guliver)