Please enter at least 3 characters.

Khabib rikthen rivalitetin me McGregor, publikon video ku irlandezi goditet nga anëtari i ekipit të tij

2018/10/ConorKhabib.jpg
261:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Khabib Nurmagomedov of Russia holds down Conor McGregor of Ireland in their UFC lightweight championship bout during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Khabib Nurmagomedov e ka nxitur sërish rivalitetit e vjetër me Conor McGregor duke publikuar një video nga dueli i tyre në kuadër të ‘UFC 229’.

Ajo që ndodhi pas përballjes ndërmjet dy yjeve të UFC-së në vitin 2018 ishte kryetemë e mediave sportive për disa jave, duke qenë se shkaktoi përleshje masive ndërmjet kampeve kundërshtare.

Ndërsa pas pensionimit të serishëm të irlandezit nga artet e përziera marciale, kampioni i peshave të lehta vendosi ta ngacmojë me një ‘GIF’ në rrjetet sociale që e shfaqte anëtarin e ekipit të tij, Zubaira Tukhugov, duke e goditur McGregorin.

Ndërsa përshkrimin për miliona ndjekësit e tij e ka shoqëruar me mesazhin: “Për tifozët”.

Kujtojmë që pasi e nënshtroi Conorin, Khabib doli nga tetëkëndëshi dhe filloi ta sulmonte trajnerin e irlandezit, Dillon Danis, duke nxitur kështu përleshje në masë që është konsideruar si një prej momenteve më kundërthënëse në UFC.

Pas asaj që ndodhi, Nurmagomedov u suspendua për nëntë muaj, kurse McGregor për gjashtë. /Telegrafi/