KFOR-i me “barrikada”
E gjithë kjo ndodhi pasi që një cisternë pësoi aksident dhe derivatet që i bartte u derdhën në Liqenin e Ujmanit. Pas kësaj, komandanti i KFOR-it dha urdhër që të vihen ndalesa nëpër rrugët ilegale afër liqenit.
“Po vendosim pengesa që do të lejojnë lëvizjen e automjeteve të vogla. Me këtë po ndalojmë lëvizjen e makinave të mëdha, ndërsa e gjitha po bëhet për ndaluar dëmtimin e liqenit dhe ambientit ku jetojmë”, thotë një oficer i KFOR-it, transmeton “Klan Kosova”.
Për rastin e ndotjes së ujërave të liqenit kishin lajmëruar peshkatarët, ndërsa aksionin KFOR-i e kishte bërë me marrëveshje me Ushtrinë serbe, pasi që kjo zonë është në kufirin Kosovë-Serbi
“Çdo herë që ka derdhje të derivateve në një vend, kjo do të ndikojë shumë në gjërat, sikur që janë gjallesat e ndryshme, ujin e pijshëm, bukurinë e liqenit etj”.
Forcat ndërkombëtare tashmë kanë hapur rrugë tjera nga ku automjetet e rënda do të mund të mund të bëjnë transportin e mallrave, kurse sipas ushtarëve, krejt kjo po bëhet vetëm për ruajtjen e ambientit dhe për asnjë arsye tjetër. /Telegrafi/


