Please enter at least 3 characters.

Këtu njerëzit jetojnë nën tokë, droni i zbulon këto vendbanime (Video)

2016/04/Sanmenxia-e1461532072637.jpg

Në provincën Henan të Kinës, ka fshatra që nuk mund të gjenden askund tjetër në botë. Këto janë vendbanime të vendosura nën tokë, pothuajse të padukshme.

Videoja e bërë me dron shfaq shtëpitë nëntokësore në qytetin e Sanmenxia, ku puset e thella rreth dy metra parandalojnë përmbytjen e “banesave”, ndërsa në sipërfaqe mund të shihni vetëm pemët dhe bimët tjera, transmeton Telegrafi.

Në dimër temperatura aty nuk bëhen shumë të ulëta, ndërsa verës nuk është shumë nxehtë.

Vendbanimet e tilla datojnë nga Epoka kineze e Bronzit. /Telegrafi/