Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta të afatit të janarit
01/02/2017
Afati kalimtar i dimrit është mbyllur zyrtarisht në mesnatën e 31 janarit.
E përditshmja spanjolle Marca ka publikuar listën me blerje më të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar.
Transferimi më i shtrenjtë është mesfushori Oscar që la Chelsean për skuadrën kineze Shanghai SIPG për 60 milionë euro.
Blerja e dytë më e shtrenjtë është Julian Draxler, ndërsa podiumin e mbyll Gabriel Jesus që kaloi te Manchester City.
Pesë nga 10 transferimet e bërë janë nga Superliga Kineze. /Telegrafi/
Transferimet më të shtrenjta të janarit 2017Oscar (Chelsea - SIGP) - 60 milionë euro


