Please enter at least 3 characters.

Këtë fundjavë po mbahet Kupa e Diasporës në Gjermani

2022/06/IMG-3cdbee8dd744dac5bfb5279608dea047-V.jpg

Këtë fundjavë në Offenbach po mbahen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani nën përkujdesjen e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.

Në këtë garë po marrin pjesë 10 klube shqiptare, disa prej të cilave në edicionin e kaluar arritën suksese të mëdha, duke u shpallur kampione në nivelet ku garuan dhe duke u inkuadruar në rangje më të larta si Kosova Dueseldorf, Kastrioti Stukenbruck, Albania Mainz-Kastel dhe Liria Berlin.

Nga afër këtë garë po e ndjek edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të kryetarit të FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, pastaj Sylë Ukshinit, drejtor i Departamentit të Diasporës në MPJD, Lumturie Lipovecit, udhëheqëse e Konsullatës së Kosovës në Stuttgart dhe Gramoz Berishës, konsull.

Fituesi i kësaj gare bashkë me fituesin e Kupës së Diasporës në Zvicër dhe fituesit të Kupës së Kosovës, në vjeshtë do të takohen në garën e Superkupës, Kosovë-Diasporë.