Please enter at least 3 characters.

Këta janë pesë njerëzit e vitit 2016 në Maqedoni, mes tyre edhe Fatime Fetai (Foto)

2016/03/Fatime-Fetai-foto-kualitet.jpg

Gazeta 'Utrinski Vesnik' ka shpallur listën e personave që e vulosën vitin 2016 në Maqedoni, ku në mesin e tyre është edhe prokurorja speciale Fatime Fetai, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Katër tjerët, të përzgjedhurit e gazetës janë:

-Marko Çalasan, mjeshtri i Teknologjisë Informative që Maqedonisë i mbajti ligjerata për arrtije, duke mos marrë parasysh moshën.
-Nina Angelovska, ndërmarrëse dhe udhëheqëse e kompanisë për blerje online ''Grouper'' që vlerësohet se ka bërë revolucion në e-tregëti.

-Ana Çolloviq-Leshoska, drejtoreshë e ''Ekosvest'' që e pengoi ndërtimin e hidrocentralës ''Boshkov most'' në parkun nacional ''Mavrova''

-Milan Andov, fotograf nga Maqedonia, që fascinoi Londrën me fotografitë e shkrepura në Maqedoni.

Përndryshe, vlerësimi ''Personaliteti i vitit 2016'' nga Telegrafi Maqedoni i shkoi Fatime Fetait, duke u bazuar në interesimin e lexuesve dhe në numrin e leximeve të lajmeve që lidhen me Fetain dhe Prokurorinë Speciale Publike./Telegrafi/

lexo po astu

Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU