Please enter at least 3 characters.

Këta janë futbollistët që kompletuan më shumë pasime dje në Ligën Premier

2016/09/hendo-e1474824437473.jpg

Jordan Henderson ka kompletuar më shumë pasime gjashtë ditës së djeshme në Ligën Premier.

Mesfushori i Liverpoolit edhe njëherë po tregohet kapiten i vërtët dhe lider i skuadrës së tij në këtë sezon.

Kjo pasi, nga pozita e tij e mesfushorit qendror po luan mirë dhe po kompleton shumë pasime, duke bërë tifozët të kujtojnë sado pak nga ato pasimet e famshme të Steven Gerrard.

Jordan Henderson ka kompletuar plot 107 pasime, duke lënë pas vete transferimin 110 milionësh të United, Paul Pogba, i cili renditej pas tij me 84 pasime.

Pas tyre, vend zunë edhe mesfushori tjetër i ‘Djajve të Kuq’, Ander Herrera me 74 pasime të kompletuara dhe ai i Arsenalit, Santi Cazorla me 73 pasime. /Telegrafi/

Futbollistët me më shumë pasime të kompletuara: Jordan Henderson – 107 pasimePaul Pogba               – 84 pasimeAnder Herrera        – 74 pasimeSanti Cazorla           – 73 pasime