Please enter at least 3 characters.

Këta janë fituesit e çmimit ''ueb faqja më e mirë për nxënësit'' në Maqedoni

2016/10/Çmimet-MASH.jpg

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni ka ndarë çmimet për konkursin e hapur ''ueb faqja më e mirë për nxënësit'' dhe në këtë garë kanë garuar shkolla të mesme dhe shkolla fillore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shkolla fillore ''Malina Popinova'' nga Koçani e ka marrë çmimin e parë në kategorinë e shkollave fillore, ndërsa për kategorinë e shkollave të mesme është zgjedhur ''Zdravko Cvetkovski'' nga Shkup.

Çmimet i ka ndarë zv.ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski./Telegrafi/