Please enter at least 3 characters.

Kessie drejt transferimit në Angli, Newcastle dhe Everton kanë gati ofertat për të

2020/06/GettyImages-1219613318-1.jpg
275:"TURIN, ITALY - JUNE 12: Paulo Dybala (L) of Juventus in action against Franck Kessie of AC Milan during the Coppa Italia Semi-Final Second Leg match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on June 12, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)
12:"Getty Images

Franck Kessie duket se i ka ditët e numëruar si futbollist i Milanit.

Mesfushori afrikan pritet të largohet nga Rossonerët gjatë afatit kalimtar veror, pasi Milani po mendon t’i reduktojë shpenzimet.

Rossonerët do t’i shesin yjet e skuadrës, ndërsa Kessie është ndër të parët në listë për tu larguar.

E ardhmja e mesfushorit afrikan duket se do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.

Franck Kessie . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Newcastle United dhe Everton janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e mesfushorit nga Breg i Fildishtë.

Të dyja skuadrat janë në gjendje t’i ofrojnë pagë të majme lojtarit deri në pesë milionë euro në sezon.

Nga ana tjetër te Milani janë të kënaqur për ta shitur lojtarin nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro. /Telegrafi/