Please enter at least 3 characters.

Këshilli penal pranon ankesat e të dyshuarve të lëndës ''Transportuesi''

2016/03/Gjykata-Shkupi-1-1.jpg

Këshilli penal i Gjykatës themelore Shkupi 1, në mbledhjen e sotme i pranoi ankesat e avokatëve mbrojtës të dy të dyshuarve të lëndës ''Transportuesi'' të iniciuara nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Masa e paraburgimit që iu shqiptua S. M dhe A. SH nga gjykatësi paraprak, është ndryshuar me masën e prezencës, pra marrja e dokumenteve të udhëtimit, detyrimin e paraqitjes në gjykatën e Manastirit dhe ndalimin e lëshimit të vendbanimit.

Këshilli penal i refuzoi ankesat e PSP-së për refuzimin e paraburgosjes së dy personave të tjerë, V. D dhe A. A, gjithashtu të dyshuar në lëndën ''Transportuesi''./Telegrafi/