Please enter at least 3 characters.

Këshilli i BE-së ia zgjatë edhe për 6 muaj mandatin Apostolovës

2019/06/Nataliya-Apostolova-dhe-Isa-Mustafa-foto-Ridvan-Slivova-2-e1485854320721-780x439.jpg

Këshilli i Bashkimit Evropian sot ka marrë vendim për zgjatjen e mandatit për gjashtë përfaqësuesit e tyre special që punojnë në vende të ndryshme.

Në mesin e këtyre gjashtë përfaqësuesve që iu është zgjatur mandati është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Në vendimin e Këshillit Evropian, thuhet se Apostolovës do t’i zgjatet mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht 2020.

Emërimi i Apostolovës si përfaqësueses e Zyrës së BE-së në Kosovë, ishte bërë në gusht të vitit 2016. /Telegrafi/