Please enter at least 3 characters.

Këshilli amerikan i Sigurisë Kombëtare dënon sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

2016/01/sulm-i-kujt-kibernetik-mund-t-euml-rrezikoj-euml-shba-t-euml_hd.jpg

Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë (WHNSC) dënoi sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.

Në një reagim në Twitter, WHNSC thekson se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.

”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë”, thuhet në një postim në Twitter të këtij këshilli.

”Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur (nga ky sulm kibernetik)”, shtohet në deklaratën e WHNSC-së. /Telegrafi/