Please enter at least 3 characters.

Kërkoi para brenda në kazino, kur doli tentoi të vidhte një veturë – pamjet kur hajni qëllohet për vdekje nga policia (Video)

2019/03/Screenshot_1-17.jpg

Michael Charles Cohen, 49 vjeç, është identifikuar si i dyshuari i armatosur i cili kërkoi para nga arkëtarët në një dhomë pokeri në Las Vegas e më pas tentoi të largohej.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, janë publikuar disa pamje të cilat tregojnë atë duke u përpjekur për të vjedhur një veturë, para se policët ta kuptojnë se çfarë po bënte.

Si pasojë, ai bën një shkëmbim zjarri me katër policë dhe e qëllon njërin prej tyre në gjoks.

Vjedhësi i kazinos vdiq të shtunën, ndërsa oficeri që goditi u shpëtua nga jeleki anti-plumb, sipas një zëdhënësi të policisë. /Telegrafi/