Please enter at least 3 characters.

Kërkohet paraburgim për shoferin e autobusit në të cilën u aksidentua vetura në Podujevë

2022/07/295543776_1007451706603855_7503158346497686002_n-780x439-1-780x439-1.png

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj shoferit të autobusit, pas aksidentit me fatalitet që ndodhi dje në Podujevë.

Prokurori i rastit kërkesën për paraburgim e ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi dyshohet se shoferi ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se, më 29.07.2022, prokurori i çështjes ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit F.I., shofer i autobusit, për veprën penale "Rrezikimi i trafikut publik" (me fatalitet), sipas KPRK-së”, ka thënë ajo.

Një familje katër anëtarëshe nga Malisheva u aksidentua mëngjesin e djeshëm në rrugën Prishtinë – Podujevë derisa ishin duke ardhur nga Sllovenia për pushime në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda pësuan dy persona 36 dhe 35-vjeç, të cilët nuk arritën të iu bënin ballë plagëve dhe të njëjtit ndërruan jetë.

Ndërsa të lënduar mbetën fëmijët e tyre, të cilët jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Telegrafi/