Please enter at least 3 characters.

Kërkohen dy persona për lëndim trupor në Prishtinë

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur që personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën lëndim trupor.

"Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com", thuhet në njoftim. /Telegrafi/