Please enter at least 3 characters.

Kërcënimi për mjet shpërthyes u bë përmes telefonit (Foto/Video)

2019/05/61368365_2173019452774724_1619814364129263616_n.jpg

Në ora 10:30 policia e Kosovës ka pranuar një informatën se në dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese dhe normalisht që reagimi ishte i menjëhershëm.

Majori Shkëlzen Xhafa, ka thënë para mediave se kërcënimi për mjete të dyshuara ka ardhur përmes një telefonate.

"Rreth orës 10:30 kemi marrë një thirrje telefonike për një mjet të dyshimtë shpërthyes në dy objekte. Policia ka dalë menjëherë në vend ngjarje me të gjitha njësitet relevante dhe është evakuuar i gjithë personeli", ka thënë Xhafa.

Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka persona të dyshuar dhe se të gjitha veprimet janë duke u kryer në koordinim me prokurorin. /Telegrafi/