Kërçeli largohet nga Drita
Edhe pse ai kishte sjellë emra të mëdhenj në klub gjatë afatit kalimtar të dimrit si Mensur Limani, Artan Latifi, Alban Shillova e Faton Zejnullahu që në fund e shpëtuan Dritën nga rënia në Ligën e Parë, Kërçeli ka dhënë dorëheqje.
Arsyeja e dorëheqjes së tij, është se klubi gjilanas nuk ka mundur të realizoj një projekt të tij.
“Dëshira ime e madhe ka qenë që të vazhdoj si pjesë e Dritës, por kam vendosur që të dorëhiqem.”.
“E kam prezantuar një plan që ta bëjmë një klub që të luftoj për titull të kampionit, dhe është pëlqyer nga të gjithë por nuk ka pasur mjete që të realizohet. Kjo është arsyeja kryesore që po ja dorëheqje. Shpresoj që Drita do të ketë suksese në edicionin e ri në Superligë”, tha Kërçeli për Telegrafin.
“Kur kemi hyrë si pjesë e kryesisë së Dritës, prioritet ka qenë shpëtimi i Dritës të cilën ia kemi arritur të gjithë së bashku. E falënderoj të gjithë kryesinë që së bashku ia arritëm qëllimit ndërsa tani i uroj suksese”, përfundoi Kërçeli.
Ai ka qenë ndër drejtorët sportiv më të rinj në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/


