Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve, arrestohet një grua në Podujevë – dërgohet edhe për tretman mjekësor
03/04/2026
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit apo braktisjes së fëmijëve në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 16:55.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur. E dyshuara është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport.
E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


