Please enter at least 3 characters.

Katy Perry tregon se si e kishte njoftuar të fejuarin e sotëm, Orlando Bloomin

2019/03/GettyImages-1042402672-e1551778806555.jpg
310:"MONTE-CARLO, MONACO - SEPTEMBER 26: (EDITORS NOTE: Image has been converted to black and white.) Orlando Bloom and Katy Perry attend Gala for the Global Ocean hosted by H.S.H. Prince Albert II of Monaco at Opera of Monte-Carlo on September 26, 2018 in Monte-Carlo, Monaco. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja zbuloi një histori interesante për bashkëshortin e saj të tanishëm, aktorin Orlando Bloom.

Se dashuria ekziston në çdo hap të jetës dhe duhet të përjetohet çdo moment, flet historia mes dyshes hollivudiane.

Gjatë paraqitjes në "American Idol", këngëtarja zbuloi se si kishte rënë në dashuri me Orlando në një prej restoranteve të ushqimit të shpejt, In-N-Out.

"A mund të zbuloj diçka për ju? Të fejuarin e kam takuar në një restorant të ushqimit të shpejtë në Las Vegas. E kisha dërguar truprojën për të marrë ushqim dhe pastaj pashë dorën e Orlandos që merrte hamburgerin nga tavolina im. Unë menjëherë reagova duke i thënë se ishte i imi dhe mos ta prek", tha bukuroshja amerikane.

Orlando para se të martohej me aktorin ishte në lidhje me super modelen amerikane, Miranda Kerr me të cilën ka djalin, Flynn.

Gjithashtu edhe zeshkania 34-vjeçare ishte e martuar me aktorin hollivudian, humoristin Russell Brand.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme filmike dhe të muzikës. /Telegrafi/