Katër të arrestuar për “detyrim në prostitucion" dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Ferizaj, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj ka realizuar një kontroll në një lokal nën dyshimin e bazuar për veprimtari të kundërligjshme.
Me këtë rast NJHTQNJ-ja ka bërë arrestimin e katër personave, nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale “mundësim ose detyrim në prostitucionit” dhe “ofrim i lokalit për prostitucion”.
Të dyshuarit e arrestuar në këtë rast janë: R. B 1966; G.Sh 1993; A. Sh 1983 dhe S.R. 1960.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i cili ka lëshuar vendimin mbi ndalim për 48 orë ndaj të dyshuarve të arrestuar. /Telegrafi/


