Please enter at least 3 characters.

Katër të arrestuar dhe supermakina të sekuestruara – pasi ‘shqetësuan arinjtë dhe ujqërit’ në një park kombëtar në SHBA

Katër persona janë arrestuar në Parkun Kombëtar Grand Teton pasi dyshohet se morën pjesë në gara me makina luksoze në rrugët e parkut.

Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, ata ishin pjesë e ngjarjes automobilistike “Nu Rally”.

Ngjarja u konsiderua e rrezikshme, pasi zona është e vizituar nga miliona turistë çdo vit dhe strehon kafshë të rrezikuara si arinjtë dhe ujqërit gri.

Për të ndaluar garuesit, u angazhuan 12 roje të parkut në pika të ndryshme kontrolli.

Drejtori i parkut, Chip Jenkins, e quajti sjelljen “të papërgjegjshme dhe të papranueshme”.

Autoritetet kanë paralajmëruar se ndaj të arrestuarve mund të ngrihen akuza shtesë. /Telegrafi/